Sht. Nën 23rd, 2024

Kryeprokurori i Shtetit kërkon mbrojtje të integritetit të procesit zgjedhor

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka mbajtur kolegjium me kryeprokurorët e prokurorive themelore, Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Kryeprokurorin e Prokurorisë së Apelit si dhe Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, me ç’rast ka adresuar çështjet me interes në funksion të sundim të ligjit në Republikën e Kosovës.

Me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve lokale të 17 tetorit 2021, Lumezi ka kërkuar nga të gjithë kryeprokurorët dhe prokurorët angazhim maksimal në mbarëvajtjen dhe mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor.

“Si Kryeprokuror i Shtetit pres që nëpërmjet hetimeve të shpejta dhe të plota, me seriozitet maksimal dhe në kohë të vlerësohet çdo informacion, kallëzim penal apo çfarëdo e indicje tjetër për kryerjen e veprave penale që cenojnë procesin zgjedhor, duke siguruar që të gjithë qytetarët të kenë mundësinë të shprehin vullnetin e tyre të lirë përmes një procesi demokratik, të drejtë dhe sipas standardeve dhe vlerave perëndimore”, ka potencuar mes tjerash ai.

Gjatë këtij takimi rëndësi të posaçme i është dhënë aplikimit të ligjit për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale, ku Kryeprokurori Lumezi ka kërkuar angazhim më të madh dhe proaktiv të kryeprokurorëve dhe prokurorëve që krahas ngritjes së akteve akuzuese, të gjurmojnë dhe të identifikojnë pasuritë që dyshohet të jenë fituar me anë të veprave penale, veçmas veprave penale që kanë të bëjnë me abuzimin e fondeve publike.

Po ashtu, në këtë takim u adresuan edhe rritja e bashkëpunimit institucional lidhur me rastet e korrupsionit, trajtimi i raporteve të Auditorit të Përgjithshëm, sfidat në zgjidhjen e rasteve të trashëguara me persona të panjohur (PPP), si dhe ngritja e efikasitetit në trajtimin e rasteve të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.

Në fund të takimit, Kryeprokurori i Shtetit, ka kërkuar nga kryeprokurorët që të ngritët performanca në luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar, krimeve ekonomike, me theks të veçantë sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë, trajtimin e krimeve luftës dhe dhunës në familje, si dhe të avancohet llogaridhënia dhe profesionalizmi i punës së prokurorive që ata drejtojnë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *