Sht. Pri 19th, 2025

Kryetarët e partive s’marrin pjesë, çojnë përfaqësues te Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do të mbajë sot një takim me kryetarë të subjekteve politike.

Mirëpo siç duket në këtë takim partitë politike do të përfaqësohen nga ana e një përfaqësuesi e jo nga kryetari.

Media përmes burimeve të veta ka mësuar se partitë politike në këtë takim do të përfaqësohen nga ana e një përfaqësuesi të partisë e jo nga kryetari.

Takimi do të zhvillohet sot nga orën 12:00 në njërën nga sallat e Kuvendit të Kosovës.

Ky takim zhvillohet vetëm një javë para seancës konstituive të kuvendit që pritet të mbahet, më 15 prill

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *