Die. Nën 24th, 2024

Kryetari i KQZ-së i fton qytetarët në Veri të dalin të votojnë

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, i ka ftuar qytetarët në Veri që të dalin të votojnë pro ose kundër largimit të kryetarëve aktualë.

“Qendrat e votimit janë të hapura dhe vazhdojnë të presin qytetarët me të drejtë vote. Sipas të dhënave që kemi pranuar nga komisionet komunale të zgjedhjeve në këto katër komuna numri i qytetarëve që kanë votuar deri në orën 11 është: në Leposaviq kanë votuar 46 votues. Në Zybin Potok 7 votues, në Zveçan asnjë votues dhe në Mitrovicën e veriut 32 votues”, ka thënë Radoniqi.

Radoniqi ka ftuar qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

“Në emër të KQZ-së, i ftoj të gjithë qytetarët e komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të marrë pjesë në procesin e votimit dhe të deklarohen nëse janë për apo kundër largimit nga funksioni të kryetarit të komunës së tyre”, tha Radoniqi.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *