Të dielen kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka paralajmëruar një takim në Rashkë i cili ka ndodhur para disa ditësh në mes të Milan Radoiçiq, dhe disa politikanëve serbë, në mesin e të cilëve edhe deputetë dhe zyrtarë të Listës Serbe.
Kurti tha se aty po ngjan riorganizimi i grupit terrorist të Radoiçiqit, me mbështetjen e Serbisë.
“Serbia ka dislokuar sistemet kundër-ajrore në afërsi të kufirit me Kosovën”, ka thënë Kurti.
Por, kjo u mohua nga ana e kryetarit të Listes Serbe, Zlatan Elek.
“Mohim i plotë për këtë çështje. Nuk e kuptoj çfarë lidhje ka Milan Radoiçiq me Listën Serbe”, tha ai për Kossev.