Mër. Mar 12th, 2025

Kupa e Botës në 2030 me 64 kombëtare pjesmarrëse? Mundësi e mirë për Kosovën

Udhëheqja e FIFA-s do të konsiderojë zgjerimin e Kupës së Botës 2030 në 64 kombëtare për të shënuar 100 vjetorin e edicionit të parë të forumit më të madh të futbollit në botë, raportoi New York Times.

Kupa e Botës 2030 do të zhvillohet në Marok, Spanjë dhe Portugali.

Formati i Kupës së Botës tashmë është zgjeruar nga 32 në 48 ekipe për edicionin e vitit të ardhshëm në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada.

New York Times shkruan se propozimi i fundit nga Ignacio Alonso, një delegat nga Uruguai, sugjeron zgjerimin e edicionit deri në vitin 2030 në 64 ekipe.

Gazeta, e cila nuk përmendi burimet e saj, tha se propozimi u prit me “heshtje të tronditur” nga pjesëmarrësit.

“Presidenti i FIFA-s Infantino e përshkroi propozimin si interesant dhe një që duhet analizuar më me kujdes”, shtoi New York Times.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *