Sht. Nën 23rd, 2024

Kur të ketë shtensionim do të shqyrtohen masat e vendosura ndaj Kosovës, thotë Stano

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se unioni është përcjell në vazhdimësi situatën në Kosovë.

Për masat e vendosura ndaj Kosovës, ai ka thënë se do të shqyrtohen sapo të vërehet se ka shtensionim të situatës së krijuar pas 24 shtatorit.

“Ne kemi njerëz në terren dhe përcjellim nga afër situatën. Jemi të përkushtuar në përpjekjet tona për atë se çfarë ndodh. Jemi duke punuar me partnerët për të dhënë ndihmë për marrjen e masave për shtensionim”, është shprehur Stano.

“Kur të ketë mjaftueshëm hapa pozitivë, BE do t’i shqyrtojë masat e vendosura ndaj Kosovës dhe ndoshta do t’i heqë ato”.

Stano në konferencë ka thënë se marrëveshja e Ohrit se arritur në mes Kosovës dhe Serbisë është ligjërisht obliguese dhe BE pret që të dyja vendet t’i përmbushin detyrimet.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *