Defender Europe rikthehet përsëri në Republikën e Kosovës – për herë të tretë!
Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.
”Edhe kësaj radhe, Kosova do të jetë ndër 18 vendet nikoqire të ushtrimit më të madh ushtarak që drejtohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ku marrin pjesë 25 mijë ushtarakë nga 29 vende aleate e partnere. Nga 26 maji e deri më 6 qershor, do t’i mirëpresim rreth 12 mijë ushtarakë nga 19 vende për ushtrimin e reagimit të menjëhershëm, një nga tre ushtrimet që do të zhvillohen në kuadër të Defender Europe 25”, ka shkruar Kurti.
Më tutje ai u shpreh se përveçse do të jemi nikoqir, risia është se këtë herë, në Aeroportin e Gjakovës, do të vendoset Komanda e Divizionit të 28-të të Këmbësorisë së ushtrisë amerikane.