Sht. Nën 23rd, 2024

Kurti del me vendim, lëvizje në dy pozita brenda Qeverisë

Zyra për Komunikim Publik e Kryeministrisë ka njoftuar se dy zëvendësministra janë ngarkuar me përgjegjësi të reja.

Siç thuhet në komunikatë, ish Zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Getoar Mjeku është emëruar Zëvendësministër i Ekonomisë, ndërsa ish Zëvendësministri i Ekonomisë, z.Mentor Arifaj është emëruar Zëvendësministër i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Në komunikatë thuhet se kryeministri Kurti i ka uruar të dytë për pozitën e re dhe iu ka dëshiruar suksese në punën dhe angazhimin e tyre.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *