Kryeministri Albin Kurti është deklaruar pas takimit trepalësh në Bruksel.
“Patëm takim pozitiv dhe ky takim ishte konfirmim që propozimi evropian është i pranueshëm. Unë qysh mëherët pata thënë që është bazë e mirë për diskutime tjera. Tash do të ecim për planin e zbatimit. Do të ketë takime të radhës në mars. Jemi në rrugë të mbarë për normalizimin e marrëdhënieve.
Propozimin do ta publikojnë tani. Është mirë që qytetarët ta lexojnë vet dhe të diskutohet publikisht.
Asociacioni është neni 10. fjalia e fundit e nenit të fundit. Për këtë gjë tashmë jam përgjigjur.
Është marrëveshje që plotësisht vendos barazinë e palëve. Unë nuk e kam nënshkruar sepse pala tjetër nuk ishte e gatshme. Kam shprehur gatishmërinë për ta nënshkruar. Dëm që nuk është nënshkruar sot por pala serbe nuk e bëri këtë”