Die. Nën 24th, 2024

Kurti dhe Osmani nesër bëjnë homazhe në Krushë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti, do të bëjnë nesër homazhe në Krushë, me rastin e 24 vjetorit të masakrës së Krushës.

Në orën 11:00, Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në Krushë të Madhe.

Në anën tjetër, kryeministri Kurti, në ora 08:00 do të bëjë homazhe në Krushë të Madhe e të Vogël.

Mëngjesin e 25 marsit të vitit 1999, forcat serbe kryen masakër në Krushë, duke lënë të vdekur 243 banorë.

Nga ajo ditë, 63 persona nga Krusha janë akoma të zhdukur.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *