Eksperti i sigurisë Drizan Shala tha në një intervistë për Euroneës Albania se drafti që kryeministri Edi Rama shpërndau në kancelaritë europiane është drafti që Escobar ka lënë në zyrën e Albin Kurtit.
Shala u shpreh se përfshirja e kryeministrit Edi Rama bëhet në kontekstin makro, për të treguar rolin e shtetit shqiptar.
“Drafti për të cilin Escobar tha se Kurti e ka në zyrë dhe nuk e kuptojmë pse nuk e bën publik. Është pikërisht ai draft të cilin kryeministri shqiptar Edi Rama e dorëzoi në kancelaritë europiane. Përfshirja e Ramës dhe qeverisë shqiptare ka një kontekst makro, Edi Rama po luan rolin e shtetit shqiptar. Ky draft statut do ketë impakt pozitiv në Kosovës lindore, në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi.
Do jetë një platformë e re politike ku kryetarët që janë në komunat përkatëse shqiptare mund të komunikojnë të bashkëveprojnë, mund të jetë një platformë e re e ndryshimeve politike që të gjithë kemi punuar dhe ëndërruar për një koncept më të gjerë shqiptar në Ballkanin perëndimor”, tha eksperti.