Mar. Tet 1st, 2024

Kurti e uron Rutten për detyrën e re në krye të NATO-s

Kryeministri Albin Kurti e ka uruar Mark Rutten, me marrjen zyrtarisht të detyrës së sekretarit gjeneral të NATO-s.

I pari i qeverisë kosovare ndër tjera ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunimin e mëtejmë me aleancën veriatlantike.

”Urime Mark Rutte për fillimin zyrtar të rolit tuaj në krye të NATO-s.

Ne në Kosovë ju dëshirojmë suksese të mëdha dhe mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë në kapacitetin tuaj të ri”.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *