Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar marrëdhëniet me homologun e tij shqiptar, Edi Rama, duke theksuar se nuk mund të bëjë një kuantiikim të saktë për to.
Kurti është shprehur se marrëdhëniet midis dy qeverive janë të shkëlqyera.
“Nuk mund ta bëj një kuantifikim të tillë,” ka theksuar Kurti, duke shtuar: “Por mund të them që kemi marrëdhënie të shkëlqyera mes dy qeverive. Kemi krijuar një treg të përbashkët energjetik, kemi hapur 26 vendkalime të reja kufitare për 200 mijë banorët e zonës ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Gjithashtu kemi mbajtur dy mbledhje të përbashkëta të qeverive dhe kemi arritur 58 marrëveshje të reja”, u shpreh Kurti.
Ai gjithashtu gjatë një interviste të dhënë në Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Strugë, SHBA, njoftoi për projektin e hekurudhës Prishtinë-Durrës dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në ekonomi dhe kulturë.
Innovative Bottle Filling, Capping, Labeling, and Sealing Equipment in Devet Jugovic
Machines
Loan Options for Small Businesses: A Guide to Funding Your Venture
Small Business Loan
by Taboola
“Duhet ta keni parasysh që aty ku pajtohemi, s’bëhet kurrë lajm. Aty ku kemi dallim, ajo bëhet lajm dhe përpiqet që të eksploatohet në mënyrë të pamëshirshme”, ka shtuar tutje ai.
Në lidhje me “Ballkanin e Hapur,” Kurti shprehu se ky koncept është shpërdoruar dhe se dallimet mes tij dhe Ramës nuk duhet të përfshihen në çdo temë, përkundrazi ato shpeshherë eksploatohen në mënyrë të padrejtë.