Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar për nesër në takim liderët e partive opozitare në vend.
Në AAK kanë konfirmuar se lideri i këtij subjekti do të marrë pjesë në këtë takim.
Deklarata e plotë e Lulezim Blakajt nga AAK-së për Indeksonline:
Në adresë të kryetarit Haradinaj ka ardhur një ftesë për takim nga Kryeministri Kurti, për të martën në mëngjes. Tema e diskutimit është diskutimi për zhvillimet në vend, veçanërisht atyre në veriun e vendit.
Kryetari Haradinaj, ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim