Pre. Jan 24th, 2025

Kurti kërkon rritje të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Arabisë Saudite

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ministrin e Investimeve të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Khalid Al-Falih, në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror.

Zyra e Kryeministrit bëri të ditur se Kurti e falënderoi ministrin Al-Falih për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Arabisë Saudite për Kosovën.

“Teksa e njoftoi ministrin me zhvillimin e progresin që ka njohur vendi ynë, kryeministri e ftoi atë të zgjerojmë e thellojmë bashkëpunimin e dyanshëm e rrisim mundësitë për investim në fusha si transporti, mjedisi, energjia dhe turizmi”, thuhet në njoftim

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *