Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti i shoqëruar nga ministrat e kabinetit të tij Elbert Krasniqi i pushtetit lokal dhe Hekuran Murati i Financave dhe Transfereve po shpalosin buxhetit e shtetit 2023.
Në takimin me qytetarë, në Teatrin ‘Istref Begolli’, Kurti ka deklaruar se Kosova këtë herë ka përjetuar rritjen më të madhe ekonomike me 10.7% përderisa vitin e ardhshëm janë kujdesur për rritje buxhetore dhe që paranë tyja kthejnë qytetarit në formë të barabartë.
“Jo ti pasurojmë disa, por të kemi për të gjithë. Ne si shtet po punojmë me kujdes që të paranë ta kthejmë tek të gjitha shtresat.
Sa i përket komunës tuaj, komunës tonë Pejës, për 2023 kemi buxhet mbi 33 milion euro, saktësisht 33 milionë e 270 mijë euro. Jemi këtu, dhe ti shpenzoni mirë e me mend” tha Kurti mes tjerash.