Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar policin e renë, Afrin Bunjaku, në një vjetorin e sulmit terrorist në Banjskë.
Kurti tha se kurrë nuk harrojmë sakrificën e heroit, rreshterit Afrim Bunjaku, që humbi jetën duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, përcjell IndeksOnline.
Postimi i plotë:
Në mbledhjen e 221-të të Qeverisë, ndër vendimet tona kryesore ishte emërtimi i Rrugës Rajonale R-217 segmenti: Ballaban – Banjskë, me emrin e Heroit të Republikës së Kosovës “Afrim Bunjaku”. Në njëvjetorin e sulmit terrorist dhe paramilitar kundër vendit tonë në Banjskë të Zveçanit, nderojmë e kurrë nuk harrojmë sakrificën e heroit, rreshterit Afrim Bunjaku, që humbi jetën duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.
Mes vendimeve tjera:
-Ndamë 219,000.00€ për organizimin e Forumit Ekonomik në Paris dhe promovimin e teknologjisë së informacionit me qëllim të tërheqjes së investimeve në kuadër të kësaj fushe, përmes organizatave lidere gjatë javës së TIK/ICT.
-Aprovuam katër Rregullore:
•Rregulloren për Vlerësimin e Rezultateve në Punë;
•Rregulloren për Procedurat e Konkurrimit për Nëpunësit Teknik dhe Mbështetës;
•Rregullore për Pezullimin nga Marrëdhënia e Punës;
•Rregullore për Përfundimin e Marrëdhënies së Punës në Shërbimin Civil.
-Emëruam kryesuesin e ri të Bordit të Postës së Kosovës dhe Drejtorin Ekzekutiv në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave.