Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i bindur se marrëveshja përfundimtare me Serbinë për një normalizim të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve do të arrihet në dy vitet e ardhshme.
Kurti, në një intervistë për agjencinë austriake të lajmeve “APA”, ka thënë se marrëveshja do të përfshijë edhe çështje tjera pos njohjes reciproke që do të jetë në qendër.
“Njohja reciproke nuk do të jetë e vetmja çështje, por ajo duhet të jetë pjesa qendrore”, tha Kurti.