Mër. Nën 27th, 2024

Kurti mirëpret pjesëmarrësit e garave ndërkombëtare të pingpongut që po zhvillohen në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në Ballkonin e Qeverisë ka mirëpritur sportistë pjesëmarrës të garave ndërkombëtare që po zhvillohen në Kosovë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, mirëpritën në Ballkonin e Qeverisë, sportistë pjesëmarrës dhe zyrtarë të garës World Table Tennis (WTT) Youth Contender dhe WTT Feeder të organizuar nga Federata e Pingpongut në Kosovë.”

Kurti i ka uruar sportistëve mirëseardhje në Kosovë.

“Gjatë bashkëbisedimit, kryeministri u uroi sportistëve ndërkombëtarë mirëseardhje në Kosovë dhe i falënderoi të gjithë për rolin dhe kontributin për sportin e pingpongut dhe sportit në përgjithësi, e për rininë në veçanti. Ai u dëshiroi suksese në gara e përgjatë karrierës së tyre profesionale, teksa i ftoi që të vizitojnë përsëri Kosovën.”

2024: Top Semiconductor Processing Companies in Belgium (See The List)
Semiconductor
Shockingly Low Laptop Prices—Limited Stock Available!
Best laptop deals
by Taboola
“Këtë vit në garat e ËTT Youth Contender, të cilat u zhvilluan nga 24 deri më 27 tetor, morën pjesë sportistë nga 14 shtete. Pingpongisti Imran Duraku, zuri vendin e dytë për Kosovën në kategorinë U11. Në kategoritë U15 dhe U19 fitues dolën pingpongistët nga Anglia, Belgjika, Bullgaria dhe Korea e Jugut. Mbrëmë, kryeministri Kurti ishte i pranishëm në sallën “1 Tetori”, ku ndoqi nga afër finalet e kësaj gare.”

“Nga 30 tetori deri me 1 nëntor, po në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të zhvillohet edhe gara e dytë ndërkombëtare e pingpongut, ËTT Feeder Prishtina 2024, ku do të marrin pjesë sportistë nga 31 shtete. Kjo është hera e parë që Federata e Pingpongut të Kosovës po organizon garat e ËTT, që cilësohet si ngjarja më e madhe e pingpongut e organizuar ndonjëherë në vendin tonë.”

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *