Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypi ka thënë se qeveria e tij është e hapur dhe e gatshme të adresojë shqetësimet e medias dhe të punojë drejt një peizazhi më transparent dhe pluralist.
Po ashtu shefi i ekzekutivit në llogarinë e tij në X, tha se duhet të pranohet se duhet bërë përpjekje më të mëdha për të ndriçuar të vërtetën në një kohë dezinformimi të madh dhe të armatosur.
“Në këtë Ditë Botërore të Lirisë së Shtypit, ne duam të pranojmë përpjekjen që duhet për të ndriçuar të vërtetën në një kohë dezinformimi të madh dhe të armatosur”, shkroi Kurti në X.
“Qeveria jonë është e hapur dhe e gatshme të adresojë shqetësimet e medias dhe të punojë drejt një peizazhi më transparent dhe pluralist”