Die. Nën 24th, 2024

Kurti në Pediatri s’flet për politikë, zotohet për investime të reja

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia kanë përuruar rezonancën në Spitalin e Pediatrisë në QKUK.

Kurti me këtë rast tha se kjo rezonancë është në vlerë mbi 1 milion euro dhe së është donacion i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Edhe pse gazetarët insistuan që të marrin një qëndrim prej tij për zhvillimet politike në vend ai nuk u përgjigje e vetëm shtoi se në vjeshtë edhe spitali i Prizrenit do të bëhet me rezonancë magnetike.

“Pas funksionalizmit të rezonancës magnetike më spitalin e Pejës, po e bëjmë këtë edhe në spitalin Pediatrik këtu në QKUK. Ndërkaq në vjeshtë do ta kemi edhe rezonancën magnetike në spitalin e Prizrenit. Në njërën anë ne dëshirojmë që të kemi sa më shumë decentralizim të shërbimeve gjithnjë e më cilësore të ketë diagnostikim sa më të mirë për të gjithë pacientë e të ketë gjithashtu edhe lista sa më të shkurtra për pacientet”.

“Me qenë se shërimi dhe terapia varen shumë prej diagostifikimit sa më cilësor sa më të thellë kjo në njërën anë varet nga kuadri mjekësore ndërkaq në anën tjetër edhe nga teknologjia moderne që është kjo rezonancë magnetite. Vlera e së cilës është mbi 1 milion euro dhe që është sërish donacion për çfarë ne edhe falënderoj Emiratet e Bashkuara Arabe. Ta gëzojnë edhe mjekët edhe pacientët”, tha ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *