Sht. Nën 23rd, 2024

Kurti ne twiter në fundjavë: Qeveria jonë s’ka skandale

Gjatë kësaj jave Qeveria Kurti shënoi njëvjetorin e qeverisjes.

Kryeministri, Albin Kurti, është kujdesur që edhe në vikend të tregoj se kanë kryer punë të mira duke përmendur një varg vendimesh e projektligje që janë miratuar.

Mes tjerash, Kurti cilëson se qeverisja e tij nuk ka pasur asnjë skandal të korrupsionit.

“Këtë javë shënuam përvjetorin e parë të qeverisë sonë. Në 68 mbledhje të kabinetit kemi miratuar 610 vendime, 132 projektligje, 79 emërime dhe 19 koncept-dokumente. Gjithçka u bë në kohë të vështira, me zero skandale korrupsioni”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *