Mar. Mar 18th, 2025

Kurti nesër duhet të paraqitet në Prokurori në ora 10:00, por sipas agjendës është në Gjilan në të njëjtën orë

Kryeministri Albin Kurti, mund të mos paraqitet nesër në Prokurorinë Speciale edhe pasi Gjykata Themelore në Prishtinë urdhëroi atë të shkojë dhe të dëshmoj.

Kjo për faktin se Kryeministri Kurti në atë kohë sipas agjendës do të jetë në Gjilan.

E gjitha kjo, pasi siç njoftoi Ministria e Arsimit përmes një ftesë drejt mediave, kryeministri Kurti do të vendos gurëthemelin e çerdhes së re në Gjilan.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni do të vendosin gurëthemelin e çerdhes së re në Gjilan. Vendosja e gurëthemelit bëhet nesër, më 04 mars 2025, në ora 10:00, në lagjen “Livadhet e Arapit” në Gjilan”, thuhet në njoftimin e MASHT-it.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *