Hën. Nën 25th, 2024

Kurti nga Londra flet për armatimin e madh të Serbisë, ua zbulon synimin e tyre

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot po merr pjesë në Konferencën e Mbrojtjes në Londër, ku edhe është folës kryesor.

Në hapje të konferencës, Kurti e ka theksuar kërcënimin që vjen nga Serbia e Rusia, siç i ka publikuar disa deklarata të shkurta “Security Studies” në X.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, hapi konferencën duke theksuar kërcënimin e Rusisë dhe Serbisë. Ai tha se “armatimi i madh” i Serbisë është një tregues se ajo “synon përshkallëzim””.

“Ndërsa Republika jonë bashkëpunon në çdo sferë me partnerët e saj, si SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe BE, Serbia intensifikon bashkëpunimin e saj me Rusinë, Kinën dhe Iranin”, citohet të ketë thënë Kurti.

“Demokracia ka nevojë për siguri në mënyrë që të lulëzojë. Sipas një studimi të kryer nga Instituti Ndërkombëtar Republikan, 87% e Kosovës mbështesin politikën pro BE-së dhe Pro Perëndimit. Kjo është përqindja më e lartë e çdo vendi të Ballkanit Perëndimor”.

Siç ka njoftuar dje Zyra e Kryeministrit, Kurti do të zhvillojë një takim bilateral me Sekretarin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, i cili gjithashtu do të marrë pjesë në këtë konferencë.

Gjithashtu, gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar, Kurti do të zhvillojë takime edhe në Parlamentin britanik, si dhe do të ketë një bashkëbisedim me Drejtuesen Ekzekutive të Institutit ODI (Overseas Development Institute), Sara Pantuliano, për 25-vjetorin e përfundimit të luftës dhe çlirimit të Kosovës.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *