Die. Nën 24th, 2024

Kurti numëron të arriturat në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka numëruar të arriturat në sistemin e zbatimit të ligjit në vend. Ai këto suksese i ka publikuar në një postim në facebook.

Postimi i tij i plotë:

“Gjatë vitit që lamë pas, kemi vazhduar me zbatimin e ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës: U realizuan 854 operacione policore kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës;U arrestuan 3202 veta, prej tyre 301 zyrtarë publikë; Mbyllëm 16 rrugë ilegale në veri të vendit; Shkatërruam 69 grupe kriminale, U konfiskuan mbi 1.8 ton substanca narkotike; Shkatërruam 5 laboratorë të drogës në veri të Kosovës, me vlerë qindra milionëshe në substanca dhe në pajisje si dhe 3 laboratorë për prodhimin e kriptovalutave, po ashtu në veri;Mbi 14 milionë euro janë ngrirë nën dyshimin e keqpërdorimeve dhe shpëlarjes së parave”, ka shkruar Kurti.

Ai po ashtu njoftoi se gjatë vitit të që lamë pas janë sekuestruar mbi 300 mijë litra karburante që s’ishin konform me aktet nënligjore.

“Ndërtuam 4 objekte dhe stacione policore në veri të Kosovës si dhe bëmë shtrirjen e rrjetit optik në atë pjesë të vendit tonë, duke mundësuar shtrirjen e valëve telefonike, rrjetit të internetit dhe komunikimit me radiolidhje;

Krijuam Njësitin e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit, në kuadër të Policisë së Kosovës, i cili angazhohet në luftimin e kontrabandës, trafikimit me qenie njerëzore dhe keqpërdorimeve të tjera përgjatë vijës kufitare”, ka shkruar Kurti.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *