Sht. Nën 23rd, 2024

Kurti për Bajram viziton policët që u rrëmbyen në veri, i falenderon për qendresën dhe besimin ndaj institucioneve të vendit

Kryeministri Albin Kurti sot në Festën e Kurban Bajramit ka vizituar dhe tre policët, të cilët javë më parë u rrëmbyen në veri të vendit, nga forcat serbe. Kurti ka thënë se i ka falenderuar ata për qëndresën, besimin e treguar dhe mbështetjen për institucionet e Republikës së Kosovës.

“Për Bajram te Beqir Sefa, Rifat Zeka e Shemë Mustafa, tre oficerët tanë të Policisë, që ishin rrëmbyer me 14 qershor nga forcat e armatosura serbe, e u mbajtën rob padrejtësisht për 13 ditë nga Serbia. Mikpritje fort e ngrohtë, sepse festa ishte e dyfishtë në Peran, Letanc dhe Mitrovicë. I falënderova të tre policët tanë dhe familjet e tyre për qëndresën, besim e treguar dhe mbështetjen e dhënë ndaj institucioneve të Republikës”, ka shkruar Kurti në Facebook.

vizita e kurtit te policet ne veri

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *