Sht. Nën 23rd, 2024

Kurti për planin franko-gjerman: Në shtator s’kisha dokument, e lexova në iPad’in e Lajçakut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përsëritur se beson që propozimi europian është bazë e mirë për marrëveshjen me Serbinë dhe se është i gatshëm të bisedojë për marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Ai ka treguar se edhe se kur e ka parë planin franko-gjerman dhe përshtypjen e tij të parë për të.

“Të jem plotësisht i qartë, sigurisht edhe i sinqertë, më 9 shtator e kam lexuar atë propozim, por nga ‘iPad’-i i Lajçakut, nuk kam pasur dokument me shkrim. Ishin së bashku me Jens Plotner dhe Emmanuel Bonn, të dërguarit nga Parisi dhe Berlini. Unë menjëherë e kam vërejtur se më në fund kemi një propozim për marrëveshje”, ka thënë Kurti për RTK 2.

I pari i ekzekutivit ka thënë se “nuk e sheh të nevojshëm krijimin e Asociacionit, por se është i gatshëm për diskutime për të drejtat e komuniteteve joshumicë”.

Ai ka shtuar që ata që e kërkojnë ta argumentojnë arsyen.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *