Die. Nën 24th, 2024

Kurti përmend të arriturat e qeverisë në vitin 2022 në sektorin publik dhe shëndetësi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është lëvduar me të arriturat e qeverisë në sektorin publik dhe shëndetësi.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka shkruar se qeveria ka miratuar dy nga projektligjet më të rëndësishme të reformës së administratës.

– Projektligji për Zyrtarët Publik; dhe

– Projektligji për Paga në Sektorin Publik.

Ai ka shtuar se me Ligjin për Zyrtarët Publikë janë krijuar, ndër të tjera, të gjithë mekanizmat e duhur për një serë çështjes.

– Rekrutime të hapura për të gjithë nga jashtë dhe brenda administratës publike;

– Rigjenerim dhe përforcim të kapaciteteve njerëzore (mërgata, praktika për të rinjtë e të rejat);

– Hapja e sistemit për pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në pozitat drejtuese;

– Përfaqësimin e drejtë të komuniteteve në çdo kategori;

– Mundësi të barabarta për punësimin e personave me aftësi të kufizuara;

– Jetësim i konceptit të karrierës;

– Mundësi reale për ngritje në karrierë përmes mekanizmit të mandateve me kohë të caktuar në nivelet menaxheriale;

– Matje e drejtë e performancës dhe cilësisë.

Ai është lëvduar edhe me Projektligjin për Paga në Sektorin publik.

– Dallimin mes pagës më të lartë dhe asaj më të ulët e kemi nivelizuar nga 20 herë, në vetëm 4.78 herë;

– Dallimi mes koeficientit më të lartë që është Presidentja, dhe ushtarit të FSK-së është vetëm 3.21 herë; dallimi mes pagës së Kryeministrit dhe ushtarit të thjeshtë është vetëm 2.93 herë;

– Dallimi në mes të Ministrit dhe policit të lartë është vetëm 2.77 herë, ndërsa dallimi mes Kryeministrit dhe policit të lartë është vetëm 2.88 herë;

– Dallimi në mes të kreut të shtetit, Presidentes dhe mjekut specialist është vetëm 1.5 herë;

– Mjeku specialist në institucionet shëndetësore është në të njëjtin raport me sistemin e drejtësisë në gjykatën dhe prokurorinë themelore, dhe të përafërt me Profesorin e rregullt.

“Kemi përmirësuar furnizimin me barna: përqindja e furnizimit me barna nga Lista Esenciale e Barnave është rreth 70%, ajo me material shpenzues rreth 90% kurse furnizimi me insulina arriti në 100%. Zgjeruam mbulimin e trajtimit me terapi nga lista komplementare (për fibrozë cistike). Funksionalizuam Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive. Funksionalizuam Klinikën e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim Mjekësor. Hapëm depon e re qendrore të vaksinave. Për herë të parë siguruam vaksinat kundër HPV”.

Kryeministri po ashtu ka përmendur ligjin për sëmundjet ngjitëse dhe koncept dokumentin për sëmundjet e rralla dhe atë për shëndetin mendor.

“Me udhëzimin administrativ për licencimin e profesionistëve shëndetësorë të huaj lehtësuam procedurat e licencimit të profesionistëve të mërgatës, si dhe të atyre të trojeve të banuara me shqiptarë”.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *