Sht. Pri 12th, 2025

Kurti pret ambasadorin italian në takim lamtumirës, e falënderon për mbështetjen

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

Sipas njoftimit nga zyra e kryeministrit Kurti shprehu vlerësimin për angazhimin e De Riut në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe gjatë mandatit të tij si ambasador në Kosovë.

“Përgjatë bisedës, bashkë reflektuan mbi rezultatet dhe projektet dypalëshe si ai i zbatimit të marrëveshjes së patentë shoferëve Kosovë-Itali, promovimi i turizmit në Kosovë, kontributi i Italisë në sigurinë e vendit përmes pranisë së trupave të KFOR-it, mbështetja për bashkëpunimet në bujqësi, nisma të rëndësishme në fushën e kulturës dhe arsimit, ku është vërejtur rritje e interesimit të studentëve nga Kosova për studime në Itali”.

Po ashtu Kurti falënderoi ambasadorin për mbështetjen e tij dhe të shtetit të Italisë ndaj Kosovës dhe i uroi suksese në angazhimet dhe detyrat e tij të radhës.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *