Sht. Nën 23rd, 2024

Kurti reagon pas protestës në Veri: Për shumë gjatë ura e Mitrovicës mbi Ibër na ka mbajtur në distancë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për protestën e mabjtur sot nga një grup i serbëve në Mitrovicë të Veriut.

Kurti ka thënë se protestat janë e drejtë demokratike të cilën e gëzojnë dhe mund ta ushtrojnë të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim

Tutje, Kurti në Facebook ka shkruar se për shumë gjatë ura e Mitrovicës mbi Ibër na ka mbajtur në distancë.

“Asaj padrejtësisht i është dhënë epiteti i ndasisë dhe marrëdhënieve jonormale. Urat na bashkojnë, e bashkë le ta bëjmë atë simbol të normalizimit”, ka shkruar ndër të tjera Kurti.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *