Mër. Nën 13th, 2024

Kurti rithekson: Raportet me SHBA-të i kemi traditë, dëshirojmë që të vazhdojnë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojë edhe me presidentin e zgjedhur, Donald Trump.

Para mediave, i pari i qeverisë shtoi se Kosova bashkëpunon me ShBA-të në mënyrë të pazëvendësueshme dhe me përkushtim e seriozitet. Ai theksoi se Qeveria dëshiron që të vazhdojë bashkëpunimin me SHBA-të, sidomos në aspektin diplomatik, si dhe atë të mbrojtjes, ekonomisë dhe sigurisë.

“Ne punojmë me administratën e SHBA-ve, pavarësisht se cila parti është. Këtë e kemi traditë që na kanë sjellë SHBA-të”, ka thënë Kurti duke përmendur delegacionet amerikane që kanë ardhur në Kosovë gjatë periudhës së viteve 80-ta dhe ato 90-ta me përbërje nga demokrat dhe repubglikanë.

“Çlirimi na erdhi me presidentin demokrat, kurse pavarësinë kur në administratë ishte president një republikan. Kjo flet shumë”, ka thënë Kurti.

Kurti tha se Kosova do të bashkëpunojë me çdo administratë amerikane.

“Ne bashkëpunojmë më ShBA në mënyrë të pazëvendësueshëm dhe me gjithë përkushtimin de seriozitet tonë, presidenti i ardhshëm në një letër urimi që pati dërguar një pararendësi, para nesh, pat vendosur në thelb njohje reciproke si diçka qendrore midis raporteve Kosovë dhe Serbi, dhe jemi më të interesuar këtë bashkëpunim dhe ta zgjerojmë”, tha Kurti.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *