Sht. Nën 23rd, 2024

Kurti rreth magjistrales Podujevë-Prishtinë: Zotohemi se punimet do të përfundojnë në vitin 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur konferencë së bashku me kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqi, rreth punimeve në magjistralen Podujevë-Prishtinë.

Kryeministri Kurti tha se punimet në këtë rrugë janë zvarritur mjaftueshëm, teksa do të përfundojnë në vitin e ardhshëm.

“Jemi këtë së bashku me kryetarin Bulliqi, të konstatojmë një zvarritje, përveç që është e dëmshme, është edhe e paarsyeshme, teksa sektori dy do të përfundojë deri në fund të vitit 2021.

Ndërsa në vitin 2022 ne zotohemi që do të përmbyllim punimet dhe gjithçka tjetër që është e nevojshme, në këtë mënyrë që kjo rrugë që e lidh llapin me kryeqytetin të jetë e përfunduar, dhe njerëzit të mos kenë më vështirësi në këtë trafik kaq të dendur, sikur të ishte në mes të Prishtinës”, tha Kurti.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *