Pre. Nën 22nd, 2024

Kurti shkon për ngushëllime te familja e zyrtarit të FSK-së që vdiq derisa po punonte në ndërtimtari

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin Maqedonci dhe deputetë kanë shkuar për ngushëllime te familja e pjesëtarit të FSK-së, Liman Musliu, që vdiq të shtunën derisa po punonte në ndërtimtari.

ZKM-ja njofton se Kurti i ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve të Musliut dhe tha se ai do të kujtohet për kontributin kombëtar dhe shërbimin ndaj vendit dhe FSK-së.

“Ai u shprehu familjarëve dhe miqve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit të tyre, Liman Musliu, të cilin do ta kujtojmë gjithmonë për kontributin kombëtar dhe shërbimin ndaj vendit dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës”.

“I ndjeri Liman Musliu ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Trupave Mbrojtëse të Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe zyrtar civil në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së.”

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *