Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.
Në takim u bisedua për marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, tregtisë, mbrojtjes dhe sigurisë.
Kryeministri vlerësoi kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës.