Pre. Sht 20th, 2024

Kurti takon Begajn: Si ushtarak e mjek, presidenti shqiptar e di mirë rëndësinë e 12 qershorit 1999

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim, presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, për të cilin ka thënë se është i mirëseardhur gjithmonë në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Kreu i ekzekutivit kosovar, ka theksuar se Kosova është mirënjohëse gjithmonë ndaj Shqipërisë për kontributin e dhënë në të gjitha etapat që ka kaluar vendi.

“I jemi mirënjohës Shqipërisë, për kontributin para luftës, gjatë dhe pas luftës. Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, është gjithnjë I mirëseardhur. Duke qenë edhe ushtarak edhe mjek e di shumë mirë 12 qershorin 1999”, tha Kurti.

Ndërsa, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se festa është e të dyja shteteve, derisa suksesi i Kosovës është edhe i vendit që ai udhëheq.

“Faleminderit Kosovës për mikpritjen. Sot është dita e rilindjes se Kosovës, e vënies në vend të asaj padrejtësie shekullore që u mundësua me gjakun me sakrificën e heronjve të UÇK-së dhe unë dua të përgëzoj Kosovën gjithë çka ka bërë deri me tani dhe çdo të bëj në të ardhmen për te ardhmen për të pasur një popull i cili do të ketë mirëqenie dhe prosperitet”, tha Begaj.

Presidenti shqiptar po qëndron në Kosovë për nderë të 12 qershorit, ditës së çlirimit

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *