Die. Nën 24th, 2024

Kurti takon mërgatën në ShBA, e informon për arritjet e qeverisë gjatë këtij mandati

Pas mbërritjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbrëmë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me komunitetin shqiptar e mërgatën tonë në Çikago.

“Në një bashkëbisedim të hapur dhe miqësor, kryeministri Kurti e prezantoi diasporën tonë atje me arritjet e Qeverisë përgjatë këtij mandati, dyfishimin e eksporteve vendore dhe investimeve të huaja, forcimin e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe objektivat tona të mëtejme për zhvillimin dhe të ardhmen e Kosovës”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Në] njoftim po ashtu thuhet se ndër to, u veçua vëmendja në sektorë si teknologjia e informacionit, por edhe sektori i energjisë dhe tranzicioni drejt energjisë së ripërtërishme. U përmendën bursat për gratë dhe vajzat që studiojnë në fushat STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë); por edhe ankandi i parë i zhvilluar në vend për ndërtimin e centralit solar prej 100 megavatëve, në të cilin doli fitues një konzorcium me kompani nga Zvicra e Gjermania dhe diaspora jonë.
Kryeministri Kurti theksoi se progresi demokratik dhe ekonomik që ka njohur vendi ynë ka ndikuar në kthimin e Kosovës në një vend tërheqës për sjelljen e investimeve, e ku dhe diaspora jonë ka më shumë mundësi për të kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin e vendit.

Duke i falënderuar për takimin, bisedën dhe idetë e shkëmbyera, kryeministri Kurti theksoi se mërgata luan një rol të rëndësishëm në planet tona për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *