Sht. Nën 23rd, 2024

Kurti takon Stuart Peach, konfirmon gatishmërinë për takim me Vuçiqin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë vonë priti në zyrën e tij të Dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Kryeministri Kurti e njoftoi atë me veprimet dhe qëndrimet e Kosovës për sa i takon situatës së krijuar pas sulmeve dhe tensioneve të shkaktuara nga grupe të së djathtës ekstreme në komunat veriore, që lanë të lënduar dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it.

Ai theksoi se veprimet e institucioneve të sigurisë kanë për synim zbatimin e sundimit të ligjit, teksa shprehu gatishmërinë e tij për takime të radhës të nivelit të lartë politik nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Kryeministri falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *