Enj. Sht 19th, 2024

Kurti uron kryeministrin e ri të Maqedonisë së Veriut: Mezi pres t’i forcojmë marrëdhëniet bilaterale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Hristijan Mickoski për marrjen e detyrës si kryeministër i ri i Maqedonisë së Veriut.

Në urimin e tij, Kurti ka thënë se Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk janë vetëm fqinjë, por janë aleatë dhe partnerë të ngushtë me orientim drejt NATO-s, bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE.

“Urime për MickoskiHM për zgjedhjen tuaj kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk janë vetëm fqinjë, por janë aleatë dhe partnerë të ngushtë në orientimin në NATO, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin në BE”, ka shkruar Kurti në rrjetin social “X”.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *