Pre. Nën 22nd, 2024

Kurti viziton prodhuesit vendorë në Parkun e Biznesit në Drenas

Në Parkun e Biznesit në Drenas, Kryeministri Albin Kurti, së bashku me Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, vizitoi prodhuesit vendorë të produkteve plastike të biodegradueshme.

Siç theksohet në komunikatën qeveritare, Kurti dhe ministrja Hajdari biseduan me prodhuesit për kushtet e punës dhe të bërit biznes.

Pagesa shumë e lartë e qerasë dhe pamundësia e përdorimit të investimit si hipotekë për kredi, u theksuan si pengesa nga Kujtim Gjevori dhe Ëillem Van den Berghe, pronarë të “Scampa” dhe Poëerpack”.

Këta eksportues të thasëve të reciklueshëm të mbeturinave kanë afër 100 punëtorë me pagë mesatare rreth 500 euro, sigurim shëndetësor privat, transport e ushqim të siguruar.

Mes kërkesave të këtyre prodhuesve, u veçuan nevoja për më shumë tokë e hapësirë dhe qira më të lirë.

Kryeministri Kurti dhe Ministrja Hajdari theksuan që ligji i ri për zonat ekonomike do t’iu përgjigjet nevojave të tyre.

“Scampa” është kompani kosovare që prodhon çanta plastike të biodegradueshme, që produktet e saj i eksporton jo vetëm në rajon por edhe në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sivjet kanë eksportuar 4 milionë euro, ndërsa kanë kërkesë për ta trefishuar eksportin.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *