Në orën 18:25 minuta, në Bruksel, me ndërmjetësimin e emisarit për dialogun, Miroslav Lajçak, ka filluar takimi i nivelit të lartë, Kosovë-Serbi.
Në orën 18:25 minuta, në Bruksel, me ndërmjetësimin e emisarit për dialogun, Miroslav Lajçak, ka filluar takimi i nivelit të lartë, Kosovë-Serbi.
Nga ky takim, mes kryeministrit Albin Kurti e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e Josep Borrell, shefit të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri si dhe Emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, vjen edhe lajmi i parë.
Siç njofton korrespondentja e RTK-së nga Brukseli, Gjeraqina Tuhina, liderët kanë adoptuar deklaratën mbi të pagjeturit gjatë luftës.
Pritet që kjo deklaratë të publikohet së shpejti edhe në faqen zyrtare të BE-së.