Pre. Nën 22nd, 2024

Kurti: Vuçiq po shfaqet si president i frikës dhe kërcënimit

Kryeministri Albni Kurti po shoqërohet nga presidentja Vjosa Osmani, në konferencën për media të thirrur pas kthimit të tyre nga vizita në Shtetet e Bashkuara.

Përveç detajeve mbi takimin me sekretarin Blinken dhe nënshkrimin e marrveshjes me MCC-në, Kurti ka folur edhe për dialogun me Serbinë, duke treguar se një takim ishte thirrur për 19 korrik, por që Serbia nuk u përgjigj pozitivisht ndaj kësaj thirrjeje.

“Më 19 korrik është dashur të mbahet takimi në Bruksel. Kosova ka qenë e gatshme por Beogradit i mungonte gatishmëria. Une jam kryeministër i shpreses dhe progresit. Presidenti i Serbisë po shfaqet si president i frikës dhe kërcënimit” ka deklaruar Kurti.

Ai ka thënë gjithashtu se marrëdhëniet me Serbinë nuk janë normale, dhe se synim është që të arrihet fqinjësi e mirë, evropiane, duke parë nga e ardhmja dhe duke pranuar të kaluarën.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *