Die. Nën 24th, 2024

Kurti: Vuçiq u zotua se do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, kjo përbënë shkelje të nenit 4

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, se mbrëmë e ka shkelur nenin 4 të propozimit të Bashkimit Evropian për normalizim marrëdhëniesh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Kurtit, Vuçiq e ka shkelur propozimin e BE-së duke u zotuar se do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“Presidenti i Serbisë u zotua mbrëmë se do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në OKB. Kjo do të përbënte një shkelje të qartë të nenit 4 të propozimit të BE-së. Normalizimi i marrëdhënieve është i mundur vetëm nëse të dyja palët negociojnë në mirëbesim. Serbia me sa duket ka vendosur të mos e bëjë këtë”.

Kujtojmë se më 27 shkurt, Kurti dhe Vuçiq janë pajtuar në Bruksel që të mos ketë diskutime shtesë në lidhje me propozimin e BE-së. Megjithatë, ata nuk i kanë vendosur nënshkrimet në draft-dokumentin e BE-së për normalizim marrëdhëniesh.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *