Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurit, ka marrë një telefonatë nga i Dërguari i Posaçëm i Mbretërisë së Bahskuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.
Këtij të fundit, kryeministri thotë se u përpoq t’i shpjegojë situatën e djeshme në veri të vendit.
“Pata një telefonatë me Lordin Stuart Peach për zhvillimet më të fundit. Theksova se qëllimi i vetëm i qeverisë sonë është të sigurojë akses në zyrat për kryetarët e zgjedhur të bashkive dhe shpreha angazhimin tim për të punuar me MB-në dhe aleatët e QUINT-it për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes Bazë” ka thënë Kurti pas bisedës me Peach.
Kryeminstri më herët u takua edhe me Përfaqësuesin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Këtij të fundit, Kurti i tha se shkuarja e kryetarëve të komunës në zyrat e tyre të punës dhe ofrimi i shërbimeve bazike për qytetarë duhet të trajtohen si gjë normale.
Kujtojmë se dje pati tensione në Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan, pasi serbët atje protestuan në mënyrë të dhunshme për të parandaluar hyrjen në ndërtesat komunale të kryetarëve të zgjedhur të këtyre tri komunave.