Hën. Nën 25th, 2024

Kusari – Lila nuk e përjashton mundësinë që themelimi i draft-statutit të Asociacionit i propozuar nga BE mund të ketë dëmtim të brendshëm të rendit kushtetues të Kosovës.

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, është deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë, ku mes tjerash ka folur edhe për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kusari – Lila nuk e përjashtoi mundësinë që themelimi i draft-statutit të Asociacionit i propozuar nga BE mund të ketë dëmtim të brendshëm të rendit kushtetues të Kosovës.

“Një standard tjetër përdoret për Kosovën, e një tjetër për Serbinë. Mund të ketë mos funksionalitet apo dëmtim të brendshëm të rendit kushtetues në Kosovë përkundrejt që është thënë shumë herë se ka garanci që Asociacioni nuk e dëmton ose nuk ka kompetenca ekzekutive. Ajo çfarë është prezantuar në draftin e BE-së në të cilin edhe janë komentet, të cilat nuk kanë reflektuar si të tilla, prapë kemi brenga serioze me mbi atë se si mund të realizohet ose në çfarë forme i dërgohet Gjykatës Kushtetuese. Për arsye, se nuk i dërgohet si një draft i pranuar pa pasur një vendim të Qeverisë”, deklaroi ajo.

Deputetja tha se deri më tani Qeveria e Kosovës nuk ka marrë vendim për draftin e propozuar nga BE.

“Qeveria nuk ka vendim për atë draft… por në afate të cilat duhet të merren garanci serioze e deri më tash nuk ka pasur garanci të konfirmuara. Përkundër se është thënë diçka, ka ndodh diçka tjetër siç është rasti me mospërfshirjen në votim fare në Këshillin e Ministrave”, tha ajo.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *