Sht. Nën 23rd, 2024

Kusari-Lila thotë se edhe nëse merret vendimi për liberalizim, vitin tjetër lëvizim pa viza

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila në një intervistë për Ekonomia Online ka folur rreth liberalizimit të vizave.

Ndonëse thotë se gjasat janë realë që Kosova ta marrë vendimin pozitiv këtë vit, ajo sqaron se tek vitin tjetër kosovarët mund të lëvizin të lirë.

Zgjatja e këtij procesi, sipas Kusari-Lilës mund të ndodh për shkak se së pari merret vendimi e pastaj fillon zbatimi i tij dhe se duhet që të përfundojnë shumë çështje teknike e të njoftohen shtetet anëtare.

“Gjasat janë reale megjithatë janë gjasa të cilat nga ana jonë janë vlerësuar edhe më herët që janë plotësuar të gjitha kushtet ndërsa varet nga një mekanizëm tjetër jashtë nesh për të përcaktuar procesin final të liberalizimit të vizave”.

“Duhet të kemi parasysh që edhe nëse ka një vendim deri në fund të vitit liberalizimi ndodh tek vitin tjetër sepse është një procedurë kohore drejt shpërndarjes së materialeve natyrisht edhe çështjeve teknike që lidhen me sistemet kufitare e të gjitha vendeve që janë pjesë e sistemit, prandaj që të mos kemi ngritje të shpresave që në fund vit mund të udhëtohet pa viza kjo është një proces që së pari merret vendimi e pastaj fillon zbatimi i tij që merr edhe disa muaj kohë”, tha Kusari-Lila, raporton EO.

Gjatë së hënës është raportuar se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të jetë në rend të ditës në takimin e grupit punues të Këshillit Evropian, më 13 tetor, konfirmojnë burimet diplomatike të BE-së në Bruksel.

Presidenca çeke e BE-së tashmë u ka dërguar letër vendeve anëtare si paralajmërim për diskutimet për këtë temë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *