Pas debateve në seancë plenare, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, reagoi përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me gjenocidin serb në Srebrenicë.
Balla shkruan se më 11 korrik, Kuvendi do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, ndërsa thekson se krimet e vitit 1995 në Srebrenicë janë vlerësuar si gjenocid edhe nga Kombet e Bashkuara.
“Më 11 korrik 2022, Parlamenti shqiptar do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme për genocidin në Srebrenisë më 1995.
Ne qëndrojmë krah familjeve të cilët humbën të afërmit e tyre. Kombet e bashkuara e kanë përshkruar Srebrenicën si krimin më të eger në Europë që nga Lufta e dytë Botërore dhe vrasjes në Srebrenicë janë klasifikuar si genocid nga Gjykata Ndërkombëtare për drejtësi dhe Gjykata Penale Ndërkombëtare e ish-Jugosllavisë” ka shkruar Balla.
Gjatë ditës së sotme, në Kuvendin shqiptar nuk u votua propozimi i deputetit të PD-së, Tritan Shehu, për të krijuar dhe aprovuar një rezolutë që dënon krimet serbe në Srebrenicë, duke i kategorizuar ato si gjenocid.
Propozimi i Shehut u hudh poshtë ga deputetët e PS-së, të cilët votuan kundër këtij propozimi.