Sht. Nën 23rd, 2024

Kuvendi nesër në rend dite zgjedhjen e guvernatorit

Nesër në seancën e rregullt plenare të Kuvendit është paraparë të votohet edhe guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, i ka rekomanduar emrat e dy kandidatëve për guvernator të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Ahmet Ismaili dhe Lulzim Ismajli janë dy emrat e propozuar nga paneli përzgjedhës dhe rekomanduar nga Komisioni.

Ahmet Ismaili është pretendenti që ka marrë më së shumti pikë nga paneli i BQK-së, i cili është vlerësuar me 84.67 pikë nga 100 maksimale.

Ismaili ka kryer studimet në ekonomi në Universitetin e Prishtinës. Ismaili ka qenë në pozita të ndryshme drejtuese në Kosovë. Ai tani është drejtor menaxhues i Fondit për Efiçiencë të Energjisë, kurse ka qenë edhe anëtar i Bordit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe drejtor i Përgjithshëm i Thesarit të Shtetit.

Pretendenti tjetër për të qenë guvernator i BQK-së është Lulzim Ismajli. Ai nga paneli përzgjedhës i BQK-së është vlerësuar me 73.67 pikë, nga 100 maksimale. Ai është diplomuar në ekonomi në Universitetin e Prishtinës dhe ka përvojë në sistemin financiar. Edhe Ismajli ka qenë drejtor i Thesarit në Ministrinë e Financave, pastaj zëvendësguvernator në BQK, anëtar bordi dhe funksione të tjera.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *