Kuvendi i Kosovës sot në orën 12:00 ka nisur ta mbajë seancën plenare, ku është pritur që të shqyrtohen disa pika të papërfunduara nga seancat e kaluara.
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka kërkuar nga shefat e grupeve parlamentare që t’i thërrasin deputetët në sallë në mënyrë që të vërtetohet se a ka kuorum për ta vazhduar seancën.
Pas numërimit të deputetëve, ai ka bërë të ditur se vetëm 44 deputetë ndodhen në sallë, andaj ka konstatuar se nuk ka kushte për t’u mbajtur seanca.
Ai ka shtuar se seanca shtyhet për të enjten.