Mër. Dhj 4th, 2024

Kuvendi sot mban seancë plenare, shqyrton Projekt-Rezolutën për katër vjet qeverisje

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare, ku do të shqyrtohet Projekt-Rezoluta për katër vjet qeverisje.

Për këtë pikë të rendin e ditës ishte vendosur në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Mbajtja e kësaj seance është me kërkesë të AAK-së, e cila ka qenë e deponuar në Kuvend qysh nga marsi i këtij viti kur qeveria Kurti i ka bërë tri vjet në pushtet, mirëpo e njëjta është shtyrë me kërkesë të vet kësaj partive.

Kuvendi do të mbajë edhe dy seanca plenare më 5 dhjetor, ku synohet të miratohen projektligjet që janë në shqyrtim.

Ndër të tjera, në seancën e 5 dhjetorit pritet të shqyrtohet edhe Projektligji për byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *