Kuvendi i Kosovës pritet që të largojë nga detyra një nënkryetar. Bëhet fjalë për Bekim Arifin, i cili sipas njoftimit të legjislativit, do të shkarkohet nga posti i nënkryetarit.
Deputetja boshnjake, Duda Balje ka konfirmuar për “Indeksonline” se sot bëhet zëvendësimi i Arifit, i cili postin e nënkryetari e ushtron qe dy vite e një muaj.
Bekim Arifi
Në vend të tij, sipas Baljes, nënkryetar do të emërohet deputeti Bahrim Shabani.
“Në bazë të marrëveshje si grup multi-etnik tash shkon bëhet deputeti i Vakat-it”, u shpreh ajo.
Bahrim Shabani
Kujtojmë se lëvizje nga postet e legjislativit nga grupi multi-etnik, do të ndodhin edhe nëpër komisione të ndryshme parlamentare. Së shpejti nga pozita e komisionit për të drejta të njeriu do të largohet edhe deputetja Balje, për tu zëvëndësuar nga Fridon Lala.